Giroud ishte i tronditur

Futboll

Giroud ishte i tronditur

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:46
Pioli

Milani mori një humbje që do të vendosi shumë për fatin e këtij ekipi në Champions League për këtë sezon. Italianët humbën me shifrat 1-3 në shtëpi nga Dortmundi dhe pas këtij rezultati zhgënjyes, mund të thuhet se e kanë mbyllur aventurën e tyre.

Vetëm një mrekulli i kombinimeve të rezultateve i shpëton italianët për të vazhduar garën edhe pas fazës së grupeve. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së sotme, Pioli u shpreh: “Ju mendoi se ne e humbëm ndeshjen te penalltia, por ne e humbëm kur humbëm një kundërsulm 3 kundër 1.

Thiaw ndryshoi ekuilibrin tonë në mbrojtje. Në momentet kur duhej të shkonim më lart dhe më tej, kundërshtarët tanë ishin më të mirë dhe më të zgjuar se ne.

Është e qartë se ishte një mbrëmje zhgënjyese. Ne patëm një mundësi të madhe dhe na rëndon që nuk ia dolëm.

Ne e kemi për detyrë të shkojmë në Neëcastle dhe të përpiqemi të fitojmë., është një shans i vogël për të dalë nga grupet dhe do të shkojmë për ta marrë atë., Giroud? Fola me të pas ndeshje, ishte shumë i tronditur.

Është lojtar me përvojë dhe duhej të kuptojë se këto gjëra ndodhin dhe penalltitë humben. Tifozët nuk kanë nevojë për fjalët e mia tani”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat