Katalanasit i kundërpërgjigjen Bayernit

Futboll

Katalanasit i kundërpërgjigjen Bayernit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 17:01
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Bajern Munihut është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të qendrës Ronald Arauhos, që luan me Barcelonën.

24-vjecari ka një kontratë deri në vitin 2026 me katalanasit dhe ky transferim pritet të kalojë 60 milionë euro.

Një transferim që duket i vështirë por jo i pamundur për Bajernin, që kërkon një mbrojtës pas problemeve që ka patur De Ligt.

Nuk ka për të qenë e lehtë edhe për faktin se vetë klubi katalanas po mundohet t’ia shtyjë deri në vitin 2028 kontratën talentit uruguajan.

Arauho është në sezonin e tij të pestë me skuadrën e Barcelona dhe këtë sezon, në 12 ndeshje në total, ka realizuar edhe një gol. Gjithsesi, vjet por edhe këtë sezon, ai më së shumti ka qenë zëvendësues, ndaj dhe Bajerni kërkon të përfitojë për ta sjellë lojtarin në Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat