Rrebesh gola në Stamboll, Manchester Utd lëshon fitoren nga dora

Futboll

Rrebesh gola në Stamboll, Manchester Utd lëshon fitoren nga dora

Nga: K. G. Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 20:39
Galatasaray

Manchester Utd ka barazuar me rezultat 3:3 me Galatasaryn, në takimin e Grupit A të Champions League.

Manchester Utd udhëhoqi me rezultat 1:3 por kjo u shkri nga vendasit, ku barazuan.

Për Manchester Utd shënuan Garnacho (11'), Fernandes (18') e McTominay (55') dhe për Galatasarayn realizuan Ziyech (29' e 62'), Akturkoglu (71’).

Manchester Utd  renditet në fund me 4 pikë dhe ka një me pak se Galatasaray në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat