Zaha ka rastin ta lë Unitedin jashtë Champions League

Futboll

Zaha ka rastin ta lë Unitedin jashtë Champions League

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 22:15
Zaha

Wilfried Zaha mund t`i hakmerret Manchester United sonte kur të dy skuadrat ndeshen në Champions League. 

Anësori kishte qenë dikur pjesë e United po nuk kishte arritur të luajë më shumë se në dy ndeshje dhe ishte huazuar te Crystal Palace. 
Grupi A i Champions League vazhdo të jetë i hapur, me Copenhagen, Galatasaray, United e Bayern Munich, ku që të gjitha skuadrat ende mund të kalojnë grupin.  

Futbollisti i Bregut të Fildishtë kishte shënuar kur Galatasaray mundi Manchester United 2-3 gjatë ndeshjes së parë në "Old Trafford", por ai mund ta bëjë atë sërish.

Zaha ka qenë fleksibil kohëve të fundit ku në tri ndeshje në Superligën turke ka dhënë katër gola dhe një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat