Aksidentohet reprezentuesi i Kosovës, policia jep detaje mbi ngjarjen

Futboll

Aksidentohet reprezentuesi i Kosovës, policia jep detaje mbi ngjarjen

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 15:55
Vojvoda

Mërgim Vojvoda aksidentohet në Torino.

Mbrojtësi dardan i Torinos është përfshirë në një aksident rrugor, ku Mercedesi i tij është përplasur me një makinë Jeep në rrugën Galileo Ferraris, në kryeqendrën piemonteze.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi të hetojë për shkaqet e aksidentit, teksa media italiane raporton se makina Mercedes e Vojvodës ka pësuar dëmtime të shumta.

Gjithsesi vetë mbrojtësi i Kosovës ia ka hedhur paq, pasi është mbrojtur nga air bag-ët dhe ka dalë nga makina pa asnjë plagë, duke udhëtuar menjëherë drejt qendrës stërvitore të Torinos, ku ka kryer edhe seancën e trajnimit nën urdhrat e Juriç.

Asnjë problem për fat të mirë për mbrojtësin Mërgim Vojvoda, që do të jetë në dispozicion të Torinos edhe në sfidën e fundjavës përballë Atalantës së Berat Gjimshitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat