Lyoni preferon një kroat

Futboll

Lyoni preferon një kroat

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:08
Grossos

Tri alternativa për pasuesin e Grossos, Lyoni preferon një kroat

Lyoni vendosi të shkarkojë Fabio Grosson nga pankina pas rezultateve mjaft zhgënjyese, teksa fatale për teknikun italian ishte disfata e fundjavës ndaj Lille në shtëpi.

Klubi i njohur francez ka nisur ankandin për të gjetur pasuesin e Grossos, teksa momentalisht mediat kanë renditur tre emra si më të preferuar nga ana e drejtuesve.

Bruno Genesio, Igor Tudor dhe Jorge Sampaoli janë trajnerët që po negociojnë me drejtuesit e Lyonit, të cilët në të vërtetë preferojnë më së shumti kroatin që sezonin e kaluar bëri shumë mirë te Marseille.

Megjithatë vetë Tudor shpreson të rikthehet në Serinë A dhe është ende i dyzuar për të pranuar apo jo ofertën, duke qenë se po monitorohet edhe nga Napoli e Juventus në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat