Përplasja me Messin? Rodrygo: Nuk më lejon Real Madrid të flas për këtë

Futboll

Përplasja me Messin? Rodrygo: Nuk më lejon Real Madrid të flas për këtë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 17:56
Rodrygo

Rodrygo Goes vazhdon të jetë vendimtar për Real Madrid, ku së bashku me Bellingham tërheqin klubin spanjoll drejt sukseseve. Pas përfundimit të sfidës së djeshme ndaj Napolit, braziliani ka folur në një intervistë dhe gjithashtu është pyetur edhe për situatën e krijuar me Messin në përballjen mes Brazilit dhe Argjentinës.

“Kundër Napolit mendoj se ndeshjen e fitoi tifozeria jonë, e cila na shtyu në maksimum edhe pas golit të disavantazhit. Gol spektakolar? Mua më pëlqen që të bëj lëvizje të tilla në fushë dhe për këtë arsye jam i lumtur, pasi situata të tilla i provoj shpesh edhe në stërvitje.

Të gjithë kanë nisur të flasin për një duel direkt timin me Bellingham, brenda skuadrës, por është e vështirë që të jesh në nivelin e tij në çdo sfidë dhe e vështirë që të provosh të shënosh më shumë se ai. Pastaj kemi një trajner si Ancelotti që di gjithmonë sesi të na shtyjë në maksimumin tonë, kështu që nuk besoj se mund të bënim më mirë se kaq.

Çfarë ndodhi me Messin në ndeshjen Brazil-Argjentinë? Reali më ka qepur gojën. Klubi nuk më lejon që të them atë që ndodhi me Messi në “Maracana””, përfundon Rodrygo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat