Twente fiton më shumë nga birra sesa nga lojtarët

Futboll

Twente fiton më shumë nga birra sesa nga lojtarët

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:13
Twente

Nga kateringu i birrës, që shitet në shkallët e stadiumit kur luan skuadra, klubi ka fituar 10.5 milionë euro.

Shumë më tepër se sa shitja e lojtarëve gjatë merkatos së verës, kur shuma arriti në 6.5 milionë euro.

Twente, një klub nga qyteti holandez i Enschede. Ai aktualisht ndodhet në vendin e katërt në  Eredivisie.

Por fakti për të cilin por flitet aq shumë për këtë skuadër është se klubi holandez fiton më shumë nga birra sesa nga shitja e lojtarëve.

Kështu del të paktën nga raporti financiar për sezonin 2022/23. Falë kateringut, pra birrës që shitet për tifozët në stadium, gjatë ndeshjeve që luan Twente, u grumbulluan 10.5 milionë euro, ndërsa shitja e lojtarëve gjatë merkatos solli gati 6.5 milionë euro.

Klubi i Eredivises i mbylli pasqyrat financiare me  një fitim neto prej pesë milionë euro. Por një tjetër burim i të ardhurave ishte edhe shitja e biletave për ndeshjet e Kupës së Holandës dhe kualifikueset e Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat