Sharpe: Onana nuk duket i pazëvendësueshëm

Futboll

Sharpe: Onana nuk duket i pazëvendësueshëm

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:17
Onana

Ish-futbollisti i Manchester United, Lee Sharpe ka thënë se portieri "Djave të Kuq" nuk duket i pazëvendësueshëm në rolin e tij. 

Kamerunasi iu bashkua Manchester United nga Interi verën e kaluar. 

Në ndeshjen e fundit me Galatasaray në Champions League, Onana nuk reagoi si duhet në gy goditjet e lira të Hakim Ziyech, duke bërë që turqit në dy raste ta ngushtonin epërsinë në ndeshjen e cila në fund u mbyllë me barazim 3-3. 

“Fillimi i Onana paksa sikur i United këtë sezon, kaotik.

Koha do ta tregojë nëse ai mund të jetë portieri i United në perspektivë afatgjate. Nëse ai vazhdon të bëjë gabime, klubi ndoshta do të kërkojë dikë tjetër", ka thënë Sharpe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat