Lajme të mira për Milanin

Futboll

Lajme të mira për Milanin

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:35
Milani

Më në fund ka dhe një lajm të mirë për Milanin. Kuqezinjtë, që po hasin vështirësi për shkak të dëmtimeve të shumta, janë në fakt gjithnjë e më afër rikthimit të Ismaele Bennacer.

Mesfushori algjerian, sipas medieve italiane mund të jetë sërish në dispozicion për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Frosinone. Stërvitjet e sotme dhe të nesërme do të jenë vendimtare, por ndjesitë janë pozitive.

Ndeshja e fundit e luajtur nga Bennacer daton në 10 maj 2023, ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League kundër Interit. Më shumë se gjashtë muaj më vonë,

Pioli është gati ta përqafojë sërish, ndonëse është e qartë se mesfushorit do t’i duhet koha e nevojshme për të rifituar formën optimale. Ismael Bennacer luan prej katër sezonesh në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat