Klopp ka marrë lajme jo të mira

Futboll

Klopp ka marrë lajme jo të mira

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 18:46
Klopp ka marrë lajme jo të mira

Jurgen Klopp ka marrë lajme jo të mira për gjendjen fizike të portierit të Liverpulit, Alison Beker, pasi dëmtimi i tij nuk është aq i rëndë sa mendohej fillimisht, por dëmtimi do ta mbajë jashtë, për të paktën dy javë.

Portieri brazilian pësoi një tërheqje muskulore në muskujt e kofshës në barazimin 1-1 të së shtunës kundër Sitit, por arriti ta përfundonte ndeshjen.

Tani ai rrezikon të humbasë 5 ndeshje, por duhet të kthehet për vizitën e Junajtidit më 17 dhjetor. Por Diogo Zhota, i cili gjithashtu u lëndua kundër Sitit, do të mungojë më gjatë. “Të dy janë jashtë.

Ali ka një dëmtim më pak serioz, kështu që duhet të shohim.

Ai nuk mund të luajë nesër (sot) ose të dielën”, tha trajneri i Liverpulit përpara ndeshjes me LASK-un, në Ligën e Europës.

Alison nuk është aq rëndë sa menduam, por sërish është serioz. Diogo do të kërkojë pak më shumë të rikuperohet, nuk e di me saktësi. Duhet ta shohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat