Dinamo i jep goditje të rëndë Astanës 

Futboll

Dinamo i jep goditje të rëndë Astanës 

Nga: K.G. Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:26
Dinamo

Dinamo e Zagrebit kthehet me pikë të plota dhe ka përforcuar fuqishëm hapin për të kaluar më tej.

DInamovitët shënuan fitore me rezultat 2:0 në konak të Astanës. 

Skuadra kazake nuk ka arritur që të befasojë skuadrën nga Kroacia.

Darboe i Astanës dështoi nga penalltia në minutën e 12-të. 

Për Dinamon shënuan Vidoviq (48') e Kaneko (79').

Dinamo renditet në vend të dytë me 6 pikë dhe Astana është e fundit me 4 sosh në Grupin C të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat