Fernandes: Të gjithë kemi përgjegjësitë tona

Futboll

Fernandes: Të gjithë kemi përgjegjësitë tona

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:44
Fernandes

Shpresat e Manchester United në Champions League kanë marrë një tjetër kthesë. “Djajtë” ishin në një rrugë tepër të ndritur në ndeshjen ndaj Galatasaray, por në fund sfida përfundoi në 3-3.

Gabimet e Onana i kthyen turqit në lojë, duke bërë që anglezët të ngelen në vendin e fundit në grup, me shpresa minimale për të kaluar më tej, pasi në sfidën e fundit do të përballen me Bayern Munich.

Kapiteni i United, Bruno Ferndandes, nuk arrin të kuptojë se si ndeshja u iku prej duarsh.

“Është me të vërtetë e vështirë. Ne pësuam gola të lehtë. Duhet të marrim kontrollin e situatave në secilin prej tyre. Ishim dy herë në avantazh të dyfishtë dhe patëm shumë raste për ta mbyllur ndeshjen, por nuk e bëmë.

Nuk kam asgjë çfarë të shpjegoj.

Nuk dua të tregohem shumë negativ. Por ajo që kemi bërë në Champions nuk mjafton. Nuk është herë e parë që e bëjmë këtë.

Duhet të sigurojmë rezultatin.

Të gjithë duhet të dalin dhe marrin përgjegjësinë për gabimet tona. Tani nuk e kemi më në dorën tonë”, tha mesfushori..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat