Hetemaj nderohet nga tifozët në ndeshjen e tij të fundit

Futboll

Hetemaj nderohet nga tifozët në ndeshjen e tij të fundit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 23:15
Hetemaj nderohet

Përparim Hetemaj e ka zhvilluar ndeshjen e fundit me skuadrën e Helsinkit finlandez dhe në futbollin profesionist.

Ai ka deklaruar se do të jetë stinori i fundit në karrierën si profesionist, para pensionimit. Ndeshjen e fundit të karrierës së pasur si lojtarë, do ta luajë më 14 dhjetor, në udhëtim te PAOK-u, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Hetemaj karrierë ka bërë tek AEK-u i Athinës, Apollon Kalamaris, Tëente, Brescia, Chievo, Benevento e Reggina. Futbollisti me prejardhje nga Drenica ka përfaqësuar Finlandën, ndërsa ka zhvilluar 50 ndeshje dhe ka realizuar katër gola.

Kjo ndeshje u ndërpre për disa minuta për shkak të reshurave të mëdha të borës. 36-vjeçari me Helsinkin ka zhvilluar gjithsej 94 ndeshje, me pesë gola të realizuar e një asistim. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat