Dëmtimet e pësuar javët e fundit e bëjnë edhe më urgjente nevojën për të ndërhyrë në merkato te Milani.
Në fakt, kuqezinjtë duhet të përmirësojnë skuadrën e tyre për të shmangur kompromentimin e sezonit, veçanërisht gjatë merkatos së janarit.
Në janar, Milani do të ndërhyjë mbi të gjitha për të përmirësuar mbrojtjen.
Emri i ri i lidhur me milanezët ditët e fundit është ai i Kelyan Yahia i Lyonit.
Mbrojtësi i ri i lindur në vitin 2006 i ka magjepsur drejtuesit kuqezi me cilësitë e tij dhe në të njëjtën kohë ka tërhequr interesin e shumë klubeve të tjera të mëdha europiane.
Javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të kuptuar evoluimin e situatës.