Salah ka marrë vendim për të ardhmen e tij

Futboll

Salah ka marrë vendim për të ardhmen e tij

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:08
Salah

Sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah, ka vendosur që mos të largohet nga skuadra e Liverpoolit, përkundër ofertave të majme që i ka nga Arabia Saudite.

Kështu, ka shkruar të premten “Daily Mail”.

Mësohet se Salah së shpejti do t’i nis negociatat me Liverpoolin për kontratën e re, pasi aktualja i skadon në vitin 2025.

Tek Liverpooli po duan ta mbajnë 31-vjeçarin, të cilit do t’ia ofrojnë kontratën e re deri në vitin 2026.

Salah është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit anglez.

Ai edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitjet e mira, ku ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 5 asistime në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat