Llapi për vazhdimësi

Futboll

Llapi për vazhdimësi

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 12:22
Formacioni i Llapit

Xhiro e 16-të në elitën e futbollit Albi Mall Superligë starton sot, por që janë vetëm dy ndeshje në program për tu zhvilluar.

Dueli i vetëm i ditës së sotme do të luhet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Llapi është nikoqir i Malishevës.

Vendasit kërkojnë të vazhdojnë me fitore pas rezultateve pozitive në ndeshjene fundit.

Në anën tjetër mysafirët synojnë fitoren pas humbjes në xhiron e kaluar dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat