Dy shqiptarë titullarë në “Luigi Ferraris”

Futboll

Dy shqiptarë titullarë në “Luigi Ferraris”

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 14:58
Formacionet

Genoa-Empoli është takimi i dy i javës së 14-të në Serie A. Mbi 30 mijë të pranishëm do të marrin pjesë në stadiumin “Luigi Ferraris” për të mbështetur skuadrën e Alberto Gilardinos.

Ndeshja do të transmetohet në SuperSport 3 (15:00), ndërkohë që dy trajnerët kanë përzgjedhur formacionet zyrtare të ekipeve të tyre.

Dy shqiptarë e nisin nga minuta e parë për Empolin , me teknikun Aurelio Andreazzoli që ka konfirmuar mes shtyllave dhe në qendër të mbrojtjes Etrit Berishën dhe Ardian Ismajlin.

Stiven Shpendi e nis sfidën nga stoli për skuadrën toskane, me shpresën për të marrë minuta në pjesën e dytë të përballjes.

Nga ana tjetër, te Genoa është rikuperuar Mateo Retegui, sulmuesi i kombëtares italiane, i cili do e fillojë nga minuta e parë këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat