​“Ai është i mërzitur”, Xavi e konfirmon se Ter Stegen nuk luan kundër Atletico Madridit

Futboll

​“Ai është i mërzitur”, Xavi e konfirmon se Ter Stegen nuk luan kundër Atletico Madridit

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 15:45
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka konfirmuar se portieri, Andre ter-Stegen nuk është i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Atletico Madridit.

Barcelona i rikthehet nesër aksionit në La Liga, ku e pret në shtëpi Atletico Madridin me fillim nga ora 21:00.

Mungesë e madhe për Barçën do të jetë Ter Stegen, për të cilin Xavi tha se nuk do të paraqitet nesër ndaj Atleticos.

“Ai provoi dhe provoi sërish, ai dëshiron të luajë por ai ndjen dhimbje, ai po vuan, ai është i mërzitur se dëshiron që ta ndihmojë neve por Marc nuk do të jetë i gatshëm”, tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat