Mediat spanjolle: Jemi në grupin e vdekjes

Futboll

Mediat spanjolle: Jemi në grupin e vdekjes

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Shorti për fazën finale të Euro 2024 e vendos ekipin e Luis de la Fuente në Grupin B

“Jemi ne grupin e vdekjes”. Kështu e ka cilësuar e përditshmja spanjolle “Marca” shorti për fazën finale të Euro 2024.

Spanja bën pjesë në Grupin B bashkë me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Ndërkohë që për përballjen me Shqipërinë, komenti është:

Do të jetë dueli i nëntë me shqiptarët, me një bilanc shkatërrues për Spanjën: 8-0, me fitoren 9-0 të 19 dhjetorit 1990 si fitoren më të madhe. Skuadra kuqezi drejtohet nga ish-lojtari i Barcelonës, Sylvinho.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe “AS”: Grupi i vdekjes për Spanjën. Një grup shumë i vështirë në të cilin La Roja është ndër favorite”, thuhet më tej në komentin e AS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat