Abrashi protagonist në fitoren e thellë në kampionat

Futboll

Abrashi protagonist në fitoren e thellë në kampionat

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 12:14
Abrashi në veprim

Abrashi protagonist në fitoren e thellë në kampionat!

Amir Abrashi ka qenë protagonist në fitoren që skuadra e tij, Grasshopers arriti në kampionat përballë Luzanës me rezultatin e thellë 5-0.

Mesfushori shqiptar dhuroi një superasist në minutën e 50’, që u finalizua siç duhet nga shoku i tij skuadrës, De Karvahalo, i cili dyfishoi shifrat.

Gjithashtu performanca fantastike e Abrashit u vlerësua në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë notën 8.1, të dytën më të lartë në skuadër pas De Karvahalos që shënoi dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat