Shtatë gola në Anfield, Liverpooli mezi fiton

Futboll

Shtatë gola në Anfield, Liverpooli mezi fiton

Nga: K. G. Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 17:09
Liverpool

Liverpooli ka shënuar fitore me mund të madh me rezultat 4:3 ndaj Fulhamit.

Shtatë gola në stadiumin në "Anfield", në një ndeshje me kthesa në rezultat.

Për Liverpoolin shënuan Alexander-Arnold (20' e 88'), Mac Allister (38') e Endo (87') dhe për Fulhamin realzuan Wilson (24'), Tete (45+3') e De Cordova-Reid (80').

Arsenali kryeson me 33 pikë pas javës s 14-të të Premier League, pasojnë Liverpool 31, Manchester City 29, Aston Villa 29, dhe Fulham është në vend të 14-të me 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat