Vjen shkarkimi i parë për këtë stinor në Premier Ligë

Futboll

Vjen shkarkimi i parë për këtë stinor në Premier Ligë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Sheffield United pritet, sipas the Athletic, që ta shkarkojë sot trajnerin Paul Heckingbottom.

Duket që humbja prej 5:0 nga Burnley ka kulmuar me largimin e tij nga pankina.

Ky klub e ka fituar vetëm një prej 14 ndeshjeve këtë stinor, duke shënuar vetëm 11 gola e duke i pranuar plot 39.

Ai do të bëhej kështu trajneri i parë që shkarkohet këtë stinor në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat