Pronari i Chelseas donte një tjetër trajner në vend të Pochettinos

Futboll

Pronari i Chelseas donte një tjetër trajner në vend të Pochettinos

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 08:17
Arne Slot dhe

Pronari i ri i Chelseas, Ted Boehly, kishte tentuar që ta emëronte trajner atë të Feynoordit, Arne Slot, para se të vendoste për Mauricio Pochettinon.

Sipas raportimeve nga AD, Slot kishte negociuar me të Kaltrit gjatë verës para se të merrte vendimin për të mbetur te Feynoordi.

Ai po ashtu kishte biseduar me Tottenham Hotspurs, para se këta të fundit të vendosnin për Ange Postecoglun.

Sidoqoftë, raportimi nga AD thotë që vetë amerikani i Chelseas e kishte marrë në aeroplanin e tij privat Slotin për bisedime, por nuk kishte arritur ta bindte të largohej nga Feynoordi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat