Xhaka dhe Muslija, në formacionet e javës

Futboll

Xhaka dhe Muslija, në formacionet e javës

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:50
Xhaka

Futbollistët shqiptarë kanë vazhduar me paraqitje spektakolare në fundjavë në kampionatet më të forta evropiane.

Në dy ligat më të forta në Gjermani, Bundesliga 1 dhe 2 ka vend për nga një futbollist nga Kosova në formacionin e javës.

SofaScore ka publikuar formacionin e javës në Bundesliga 1, ku Granit Xhaka është pjesë e tij, pas një paraqitjeje të shkëlqyer ndaj Borussia Dortmundit.

Përveç Xhakës, në formacionin e javës kanë zënë vend edhe yjet e tjerë si Florian Wirtz, Palacios, Klosterman ose Ryerson.

Jo vetëm në Bundesligën 1, edhe në Bundesligën 2 ka pasur vend për një futbollist nga Kosova në formacionin e javës, shkruan Telegrafi,.

Florent Muslija shënoi një gol të mrekullueshëm për Paderbornin në fitoren 1-0 ndaj Hannover 96 dhe zuri vend në formacionin e javës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat