KF Strellci në vitin 1996

Futboll

KF Strellci në vitin 1996

Nga: K. G. Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:14
KF Strellci në vitin 1996

Në vitet e 90-ta, kontribut të madh ka dhënë edhe futbollit i vogël në rezistencë kundër regjimit serb.

Nga futbolli i vogël, në rrethana të vështira dhe gjithnjë nën kërcënime nga regjimi serb, dolën futbollistë që luajtën me sukses edhe në Kampionatin e Kosovës.

Klubi futbollit të vogël Strellci nga Deçani në vitin 1996, me lojtarët Ismet Curri, Shabanaj, Mentor Hajrizaj, Selmon Alimusaj, Shpend Hajrizaj, Xhavit Malaj, Blerim Alimusaj, Valdet Fetaj, Hysen Alimusaj, Fadil Nuraj e Bedri Shabanaj.

Pothuajse çdo komunë në Republikën e Kosovës, ka pas në mënyrë të organizuar liga e futbollit të vogël në vitet e 90-ta, Liga e parë, dytë dhe tretë! 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat