Klubi i Premier League shkarkon trajnerin

Futboll

Klubi i Premier League shkarkon trajnerin

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:14
Paul Heckingbottom

Sheffield United ka shkarkuar trajnerin Paul Heckingbottom pas nisjes së keqe të sezonit.

Vetë klubi i Premier League ka bërë me dije se renditja në fund të tabelës, me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 14-të javë kampionat është bërë shkak i këtij vendimi.

Heckingbottom mori përsipër drejtimin e ekipit të Sheffield në nëntor 2021, duke e në Premier League.

Ndërkohë Sheffield United bën me dije se trajneri i ri do të emërohet përpara ndeshjes së skuadrës kundër Liverpool-it, të mërkurën në mbrëmje (nesër).

“Sheffield United mund të konfirmojë se trajneri Paul Heckingbottom është liruar nga detyrat e tij. Përveç kësaj, trajnerët Stuart Mçall dhe Mark Hudson, gjithashtu janë larguar nga klubi.”-shkruan klubi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat