Dy shqiptarë marrin frenat e klubit zviceran

Futboll

Dy shqiptarë marrin frenat e klubit zviceran

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:56
Berisha e Mehmedi

Shqiprim Berisha do të jetë drejtori i ri ekzekutiv i FC Schaffhausen, ndërsa ish-sulmuesi shqiptaro/zviceran,  Admir Mehmedi do të jetë drejtori sportiv i ekipit të Challenge League.

Skuadra zvicerane ka zyrtarizuar afrimin e dy shqiptarëve në krye të saj me qëllimin e tyre që kanë ta ringjallin këtë ekip të madh që nuk ka kaluar momente të mira këtë edicion në rangun e dytë të futbollit zviceran.

Pas një aventure super të suksesshme te klubi më i madh zviceran Grasshopper FC, Shqiprim Berisha tani ka një tjetër detyrë të vështirë para vetës, që ta rikthejë në binar skuadrën e Schaffhausen.

Berisha është emëruar zyrtarisht si drejtor ekzekutiv i Schaffhausen, derisa ish-sulmuesi i famshëm Admir Mehmedi ka marrë rolin e drejtorit sportiv të klubit.

“FC Schaffhausen është një klub tradicional”, thotë i lumtur Jimmy Berisha në konferencën për shtyp.

“Ka një infrastrukturë të madhe dhe një departament të vogël me shumë potencial. Synimi prioritar dhe urgjent, si dhe baza për hapat e mëtejshëm, është përmirësimi i situatës sportive”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat