Balotelli për rastin Acerbi - Osimhen

Futboll

Balotelli për rastin Acerbi - Osimhen

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 17:16
Balotelli

Ish-sulmuesi i Milan-it dhe Inter-t, Mario Balotelli ka analizuar së fundmi ndeshjen mes Napoli-t dhe “zikaltërve”.

Balotelli theksoi se ndaj lojtarëve të Napoli-t pati disa ndërhyrje të ashpra, por shtoi se pati emra si Calhanoglu që u shfaqën shumë mirë.

“Sommer ndalon Elmas? Si sulmues do të më shqetësonte nëse portieri do të kishte bërë një goditje të tillë.

Goli i Calhanoglu është i shkëlqyer, ai meriton një nëntë të mirë. Do të kisha gjuajtur në shtyllën tjetër jo si Calhanoglu, por ai bëri një gjë shumë të vështirë, duke e kaluar dhe duke e mbajtur topin të ulët në tokë.

Është një nga golat më të vështirë të shënuar në këtë kampionat, ai bëri diçka të jashtëzakonshme.

Në fillim nuk e mendoja se ish-lojtari i Milanit do të bëhej kaq i rëndësishëm dhe vendimtar te Inter, sinqerisht nuk e prisja. Ai është një nga pesë më të mirët që luajnë në Evropë në atë pozicion. Casemiro, për shembull, nuk është më ai i njëjti. Kimmich i Bayernit është i një niveli më të lartë, ashtu si edhe Gundogan”-tha ai.

Sipas sulmuesit italian, ndërhyrja e Acerbi-t ndaj Osimhen ishte penallti e pastër.

“Ndërhyrja e Acerbit ndaj Osimhen? Nëse nuk më japin një penallti të tillë, do të çmendem, do të çmendem. Prekja është e lehtë, por nuk është në top. Acerbi i shkon me këmbë Osimhen-it, për mua është penallti e pastër nuk e kaloj dot këtë episod!”-deklaroi Balotelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat