​Objektivi i Prishtinës, mbrojtja e titullit të Kupës së Kosovës

Futboll

​Objektivi i Prishtinës, mbrojtja e titullit të Kupës së Kosovës

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 18:00
Ramiz Bytyqi

Sipas futbollistit të Prishtinës, Ramiz Bytyqi objektivi i klubit për këtë sezon si duket është mbrojtja e trofeut të Kupës së Kosovës.

Prishtina është kampion aktual i Kupës së Kosovës, ndërsa nesër do të përballet me skuadrën e Rahovecit, në kuadër të 1/16-ës së kësaj gare.

Para ndeshjes së nesërme, mbrojtësi i krahut, Ramiz Bytyqi ka thënë se skuadra është përgatitur maksimalisht, dhe se mbrojtja e trofeut nis nga nesër kundër Rahovecit.

“Jemi fitues të Kupës dhe duam që patjetër të mbrojmë këtë trofe që nga përballja e nesërme me Rahovecin, skuadër kjo, edhe pse nuk e njohim mirë, ka respektin tonë maksimal”, tha Bytyqi.

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë përballje, si për çdo përballje tjetër, me shumë seriozitet. Andaj besoj shumë, që nesër me sukses do ta kalojmë këtë raund të parë garash për të vazhduar drejt objektivit të mbrojtjes së trofeut", tha më tej Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat