Dëmtimi në shpinë e la jashtë fushës së blertë

Futboll

Dëmtimi në shpinë e la jashtë fushës së blertë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 19:47
Ter Stegen

Ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni këtë javë, siç e ka konfirmuar këtë pasdite edhe “katalanasit” e Barcelona, me portierin gjerman, që më në fund ka zgjedhur të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për të shmangur dhimbjen e shpinës që ka pasur prej tri javësh.

Portieri gjerman u lëndua gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij në nëntor dhe ka munguar në tri ndeshje: kundër Rayos dhe Atléticos në La Liga dhe kundër Portos, në Champions League.

Deri më tani ai ka ndjekur trajtimin konservativ, por dhimbjet e shpinës nuk i janë përmirësuar e për këtë arsye ai mori vendimin për t’iu nënshtruar një operacioni dhe ende nuk është e qartë se sa kohë do t’i duhet Ter Stegen për t’u kthyer në dispozicion të Xavit.

Ndërkaq, kujtojmë se nuk është hera e parë që Ter Stegen i nënshtrohet operacionit, teksa në sezonin ‘20-‘21, ai iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë dhe qëndroi jashtë për tre muaj e gjysmë, megjithatë te Barça janë të qetë, sepse zëvendësuesi i Ter Stegen, Inaki Pena, është shfaqur në formë shumë të mirë, duke spikatur në tria takimet ku është aktivizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat