Tre klube italiane pas lojtarit shqiptar

Futboll

Tre klube italiane pas lojtarit shqiptar

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:03
Pamje nga një ndeshje

Serie A është shndërruar në një “çerdhe” për futbollistët shqiptarë dhe pritet që në të ardhmen numri i tyre të shtohet edhe më shumë. I fundit që ka përfunduar në shënjestrën e klubeve italiane është Rocco Vata, djali i legjendës së kombëtares, Rudi Vata.

18-vjeçari që është pjesë e Celtic do të jetë një futbollist i lirë në marsin e vitit 2024, atëherë kur edhe i skadon kontrata me gjigandët skocezë. Nëse nuk do të ketë rinovim, atëherë sulmuesi anësor mund të lëvizë në merkaton e janarit me ofertat që nuk i mungojnë.

Sipas asaj që raporton, “Calciomercato” tre klube italiane janë duke e ndjekur me kujdes Rocco Vatën. Fjala është për Torinon, Frosinonen dhe Sampdorian. Dy të parat janë pjesë e elitës dhe marrin pjesë në Serie A, ndërsa Sampdoria aktualisht është në Serie B. Nëse një prej tyre i paraqet ofertën e duhur dhe një projekt ambicioz Vatës, atëherë janari mund të sjellë ndryshime për sulmuesin.

Kujtojmë se më herët, emri i Vatës është lakuar edhe te Inter. Megjithatë, nuk ka pasur hapa konkretë nga zikaltërit dhe opsionet më reale sipas mediave italiane duken ato të Torinos, Frosinones dhe Sampdorias.

Vlerësimet për Rocco Vata janë të jashtëzakonshme, ndërsa të paktën për momentin lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Irlandës së Veriut. Me skuadrën e dytë të Celtic, Vata ia ka dalë të realizojë 10 gola në 14 ndeshje të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat