Caktohet baza e kombëtares së Shqipërisë në Gjermani

Futboll

Caktohet baza e kombëtares së Shqipërisë në Gjermani

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:16
Pamje nga vendi ku do të qëndrojë Shqipëria në. Gjermani

Caktohet baza e kombëtares së Shqipërisë në Gjermani!

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se qendra ku do të qëndrojë skuadra kuqezi përgjatë finaleve të turneut quhet SportCentrum Kaiserau, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipe sportive në afërsi të Dortmundit.

Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë.

Jo me kaq, janë grumbulluar edhe klube si FC Bajern Mynih, Real Madrid, Liverpull, FC Porto, Borusia Dortmund, Shalke, Valencia, Atletik Bilbao, Udinese, Legia Varshavë, Borusia Mynshenglladbah, Verder Bremen, Lajpcig, Aintraht Frankfurt, Volfsburg, Union Berlin, Fortuna Diseldorf, Roda Kerkrade, Standard Liezh, Los Anxheles Galaksi, Paderborn, Shtutgart, Hamburg, Bohum, Arminia Bilefeld dhe Dinamo Drezden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat