Insigne: Ëndrra ime ishte të qëndroja te Napoli

Futboll

Insigne: Ëndrra ime ishte të qëndroja te Napoli

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:31
Insigne

Është pjesë e Toronto FC, në MLS, që nga viti 2021. Sigurisht që Lorenzo Insigne ndjen keqardhje që nuk ishte pjesë e Napolit që fitoi titullin kampion të Serisë A, trofe që u mungonte napolitanëve që nga epoka e Maradonës.

“Ëndrra ime ishte sigurisht të qëndroja gjithë jetën këtu. Nuk ndodhi. Napolin do ta mbaj gjithmonë në zemër, është shtëpia ime. Doja të qëndroja më gjatë.”

Në Napoli po flitet shumë për të ardhmen e Osimhen, një sulmues i jashtëzakonshme, që kërkohet nga klubet më të rëndësishme europiane. Insigne e ka një këshillë për futbollistin nigerian.

“Osimhen? E vetmja gjë që do t’i thosha Viktorit është se duhet të mendojë me kujdes përpara se të largohet nga Napoli, sepse mendoj se emocionet që ai përjetoi këtu vitin e kaluar nuk mund të përjetohen askund tjetër.

Të fitosh një titull në Napoli është ndryshe nga suksesi që mund të kesh me një fanellë tjetër. Mendoj se do të marrë vendimin e duhur, shpresoj që ai të qëndrojë këtu për shumë vite të tjera, sepse ai është një lojtar shumë i fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat