Zikaltërit vihen pas Piotr Zielinski

Futboll

Zikaltërit vihen pas Piotr Zielinski

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:55
Piotr Zielinski

Pas ndeshjes direkte të së dielës në mbrëmje, ideja për të mbyllur një marrëveshje për një transferim të lirë verën e ardhshme ka lindur.

Marotta dhe Ausilio janë ekspertë të transferimeve me parametra zero, të cilët janë në fund të kontratës së tyre dhe emri i nxehtë tashmë është mesfushori polak i Napolit, Piotr Zielinski, kontrata e të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual.

Sipas informacioneve të fundit nga merkatoja,

ideja e zikaltërve është t’i ofrojnë lojtarit një kontratë katërvjeçare me vlerë rreth 4-5 milionë euro plus bonuse në vit. Zielinski shihet nga drejtuesit e Interit si një lojtar me tepër eksperiencë në mesfushë dhe me cilësi të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat