Guardiola flet hapur

Futboll

Guardiola flet hapur

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:10
Pep Guardiola

Pep Guardiola është i bindur se Manchester City do të mbrojë titullin e Premier Ligës pavarësisht një serie prej tre barazimesh radhazi që i ka lënë prapa Arsenalit kryesues.

Skuadra e Guardiolës pësoi ndalesën e radhës të dielën kur goli i Kulusevski siguroi një barazim 3-3 për Totenhemin në “Etihad” në fund, pas së cilës klubi u vendos nën akuzë nga FA sepse dështoi për të kontrolluar lojtarët e vetë.

Guardiola mbrojti sjelljen e lojtarëve të tij në konferencën përpara transfertës së sotme me Aston Vilën dhe këmbënguli se ai mbetet i sigurt se Siti do të triumfojë në garën për titull.

I pyetur nëse Siti mund të përdorte polemikën e ndeshjes së Totenhemit si motivim, Guardiola tha: “Jo, nuk i përdor kurrë këto lloj situatash. Sot, motivimi është të përpiqemi ta bëjmë më mirë. Ndonjëherë vendimet ndihmojnë, ndonjëherë jo.

Kam mësuar andej nga vij se, nëse dëshiron të fitosh diçka, duhet të bësh shumë, shumë më mirë se kundërshtarët. Ndjesia ime sot është se do të fitojmë Premier Ligën.

Nëse më pyet mua, ne do të fitojmë Premier Ligën. Nëse luajmë në nivelin që luajtëm kundër Liverpulit dhe Totenhemit, ne do ta fitojmë përsëri.

Njerëzit nuk e besojnë tashmë për shkak të tre barazimeve, por ne do ta bëjmë përsëri, duke e ditur se nuk është e lehtë, sepse asnjë ekip nuk e ka bërë ende (katër tituj radhazi)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat