Ten Hag para ndeshjes me Chelsean: Jemi në drejtimin e duhur

Futboll

Ten Hag para ndeshjes me Chelsean: Jemi në drejtimin e duhur

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:28
Ten Hag

Menaxheri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, ka folur para ndeshjes me Chelsean.

“Djajtë e Kuq” dhe ‘Blutë’ e Londrës do të ndeshen sonte në derbin e kësaj mesjavë në Premier League, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të javës së 15-të.

Strategu holandez mendon se skuadra e tij, është në rrugën e duhur.

 “Gjithmonë do të ketë punë të vështirë në secilin rrugëtim. Jemi në drejtim të duhur dhe e di se do të arrijmë atë që dëshirojmë.

Nëse qëndrojmë së bashku në planin dhe strategjinë tonë, do të realizohet gjithçka”, ka thënë Ten Hag.

Ndeshja mes Man Unitedit dhe Chelseas nis në orë 21:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat