Presidenti i FIFA-s: Messi shpresoj të luajë në Boterorin e ardhshëm

Futboll

Presidenti i FIFA-s: Messi shpresoj të luajë në Boterorin e ardhshëm

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:16
Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka pranuar se do të dëshironte që Messi të merrte pjesë në edicionet e ardhshme të Kupës së Botës.

“Shpresoj që Messi të luajë në Botërorin e ardhshëm, atë pas këtij edicioni dhe në 2034.

Për aq kohë sa të dojë”, tha italo-zvicerani, duke folur për DSports.

Duhet theksuar se së fundmi, sulmuesi 36-vjeçar i Inter Miamit ka rrëfyer se nuk ka dashur të mendojë për të ardhmen, pasi nuk e ka vendosur ende nëse do të jetë i pranishëm në Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat