Pse Juventusi i ka pezulluar bisedimet me Man Utd për Sanchon dhe kush është objektivi alternativ i Bianconerëve

Futboll

Pse Juventusi i ka pezulluar bisedimet me Man Utd për Sanchon dhe kush është objektivi alternativ i Bianconerëve

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 20:40
Sancho dhe Domenico Berardi

Sipas Tuttosport, Juventusi i ka pezulluar bisedimet për të nënshkruar me Jadon Sancho pasi anësori i Manchester United është shumë i shtrenjtë, kështu që Georgiy Sudakov është shfaqur si një nga prioritetet e Zonjës së Vjetër në afatin kalimtar të janarit.

Juventusi do të nënshkruajë me një përforcim në mesfushë që në janar, por Max Allegri gjithashtu kërkon edhe një përforcim në repartin sulmues.

Sa i përket sulmit, Juventusi po ndjek disa profile të ndryshme, veçanërisht Sanchon dhe Domenico Berardi.

Megjithatë, sipas Tuttosport, anësori anglez aktualisht është shumë i shtrenjtë për bardhezinjtë, të cilët do të përballen me një buxhet të reduktuar të transferimeve në afatin kalimtar të dimrit.

“Kostot e një marrëveshjeje të mundshme janë të ekzagjeruara”, shkroi gazetari Stefano Lanzo të mërkurën.

Në të njëjtën kohë, Berardi thuhet se është objektivi kryesor i Juventusit në sulm, por Sassuolo nuk dëshiron të shesë yllin e tyre në janar dhe do të kërkojë një tarifë të lartë të cilën Juventusi nuk është i gatshëm ta paguajë për një lojtar që do të mbushë 30 vjet.

Prandaj, bardhezinjtë mund të tentojnë të marrin Georgiy Sudakov nga Shakhtar në afatin kalimtar të dimrit.

Anësori 21-vjeçar, Sudakov kushton rreth 25 milionë euro dhe paga e tij është e përballueshme për gjigantët e Serie A.

Drejtori i Juventusit, Giuntoli e ka ndjekur Sudakovin prej disa muajsh, përfshirë edhe paraqitjen e tij të fundit me kombëtaren e Ukrainës kundër Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat