Sulmuesi i Interit drejt Arabisë Saudite!

Futboll

Sulmuesi i Interit drejt Arabisë Saudite!

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:22
Sançez

Sulmuesi i Interit drejt Arabisë Saudite!

Në më pak se një muaj merkato e transfertave dimërore do të rihapet dhe për rrjedhojë lajmet, hyrëse dhe dalëse, do të intensifikohen. Aleksis Sançez vazhdon të marrë oferta nga Arabia Saudite dhe, siç raportohet nga “Sportmediaset”, Interi mund të çojë përpara blerjen e Mehdi Taremit.

Iranianit i skadon kontrata në qershor dhe Porto mund ta lëshojë për shumë më pak nga 20 milionë eurot e kërkuara në verë.

Afrimi i një tjetër bomberi do të shtonte peshën e sulmit zikaltër që edhe në gjendjen aktuale është më efektivi i Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat