Cuadrado: Kam lindur për të qenë futbollist

Futboll

Cuadrado: Kam lindur për të qenë futbollist

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:24
Juan Cuadrado

Kontribut minimal me fanellën zikaltër, ende nuk ka datë për rikthimin e Cuadrados

Juan Cuadrado ka folur së fundmi për fillimet në futboll dhe për faktin se dikur ka luajtur si mesfushor sulmues.

“Futbollin e kam filluar që i vogël, kam qenë pesë vjeç.

Pasioni për këtë sport ishte një dhuratë që erdhi nga parajsa, unë kam lindur për të luajtur futboll dhe nuk e di se çfarë do të kisha bërë nëse nuk do të kisha qenë futbollist”-tha ai në një prononcim për mediet.

Më tej ai rrëfeu se si kaloi në mesfushor sulmues, në mbrojtje pas një sërë dëmtimesh që kishin ndodhur te shokët e skuadrës në moshat e Kolumbisë.

“Unë kam qenë një mesfushor sulmues kur luaja në ekipin e të rinjve në Kolumbi, më pas pati disa dëmtime te shokët e mi dhe ata më transferuan në mbrojtje për shkak të një emergjence. Kam shënuar dhe në fund kam mbetur në atë rol”-zbuloi Cuadrado.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat