Milani po bindet

Futboll

Milani po bindet

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:30
Logo e Milanit

Merkato e janarit po afron dhe disa klube duan te fuqizohen. Mes tyre edhe Milani qe, sipas asaj që raportohet nga SkySport, po vlerëson me kujdes profilin e Serhou Guirassy, sulmues i Guines i lindur në vitin 1996, i cili aktualisht luan për Stuttgartin;

Klubi kuqezi, në fakt, mund të paguajë klauzolën e lirimit prej 17 milionë euro që në janar, duke u përpjekur më pas të bindë lojtarin të largohet nga Gjermania në mes të një viti të jashtëzakonshëm për të për sa i përket golave. Fillimisht drejtuesit kuqezi kishin mosbesim por duke e ndjekur disa ndeshje po ndryshojne mendje.

Megjithatë, qendërsulmuesi ka shumë konkurrence, jo vetëm për çmimin e tij, por edhe për rekordin e tij mbresëlënës në Bundesligë: 16 gola në 11 ndeshje.

Sipas asaj që raportoi Bild mëngjesin e sotëm, do të kishte konkurrencë nga Premier League; në veçanti, mes klubeve të interesuara për sulmuesin Guinean, do të ishte West Ham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat