Lewandowski ndihet borxhli ndaj Barcelonës

Futboll

Lewandowski ndihet borxhli ndaj Barcelonës

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:07
Lewandowski

Robert Lewandowski nuk e nisi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi polak deri më tani ka realizuar “vetëm” 7 gola dhe ka dhënë 3 asiste, ndërsa në kampionatin 2022-2023 kishte shënuar, në këtë pikë të sezonit, 13 gola dhe 4 asiste.

Ish-lojtari i Bayernit e di mirë që pritshmëritë dhe kërkesat për të janë të larta: “E di që jemi Barcelona dhe të gjithë presin nga ne jo vetëm fitoren, por edhe shumë gola. Në fillim të sezonit jo gjithçka ishte perfekte. Nëse edhe shanset nuk janë krijuar aq, është e vështirë të shënosh në La Liga”.

Megjithatë, Lewandowski po përshtatet mirë me realitetin e ri: “Ndihem shumë mirë, të gjithë më mbështesin, jo vetëm brenda klubit, por edhe jashtë. Jam në vendin e duhur, në kohën e duhur. Vitin e kaluar ose dy vite më parë, kur ende nuk isha këtu, pashë se kishte shumë çështje që lidhen me të ardhmen e klubit, por tani mendoj se jemi në rrugën e duhur”.

“Pensionimi” nuk është afër: “Nuk mendoj për atë që kam fituar apo atë që kam bërë tashmë. Kam ende një pasion të madh brenda meje. Mendoj se do të jem në gjendje të luaj futboll edhe për tri ose katër vite, sepse fizikisht ndihem shumë mirë.

E ardhmja si trajner? Kur mendoj për karrierën time profesionale dhe trajnerët që kam takuar, mendoj se është e pabesueshme. Nuk e di se sa lojtarë mund të thonë se kanë pasur emra kaq të mëdhenj.

Ndihem me fat, sepse kam mësuar shumë dhe sigurisht, kur shikoj futbollin, e shoh në mënyra të ndryshme. Do të jetë e vështirë të jetoj pa qenë futbollist, por të jesh trajner… E di që është një punë shumë e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat