Morata e rendit Lewandowskin me Suarezin dhe Benzemën

Futboll

Morata e rendit Lewandowskin me Suarezin dhe Benzemën

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:25
Morata

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Alvaro Morata ka folur fjalë të mëdha për yllin e Barcelonës, Robert Lewandowski, të cilët e krahason me dy sulmues të mëdhenj si Luis Suarez dhe Karim Benzema, të cilët kanë lënë trashëgimi në botën e futbollit.

Morata është njëri nga sulmuesit më në formë në botë momentalisht, por ai ka folur për modelet që ai ndjek, duke zgjedhur emra të mëdhenj.

“Unë jam një tifoz i madh i Levandovskit. Më pëlqen ta shoh atë duke luajtur. Për mua, ai është, së bashku me Suarez dhe Benzeman, një nga sulmuesit më të mirë në dekadën e fundit.

Tre sulmuesit e mi të preferuar? Hosellu, Kejn dhe Levandovski”, tha mes tjerash sulmuesi i Atleticos.

Pavarësisht kritikave me të cilat Levandovski është përballur kohët e fundit te Barça, sulmuesi polak mbetet një model për shumë numra 9 në Evropë. Trashëgimia e Levandovskit i paraprin atij.

Makina polake e golit ka 632 gola në karrierën e tij dhe nuk duket sikur do të ngadalësohet as në moshën 35-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat