Hasani vlen 500 mijë euro

Futboll

Hasani vlen 500 mijë euro

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 13:57
Hasani

Floret Hasani është një nga të paktët lojtarë që është aktivizuar në të gjitha sfidat e Superiores. Në 15 takime, ai ka qenë në fushën e lojës 1200 minuta. Lojtari gjithashtu ka shënuar nëntë gola me shumë peshë, ose pjesën më të madhe të rrjetave që ka shënuar Tirana këtë sezon.

Lojtari ka dhënë edhe disa asiste, duke qenë futbollisti më i kompletuar. Vlera e tij në “transfermarkt” është 500 mijë euro, duke qenë më i shtrenjti në ekip. 27 gola ka shënuar në një sezon e gjysmë Florent Hasani. Sulmuesi ka shënuar 16 gola kampionatin e shkuar në kampionat dhe tri rrjeta në Kupën e Shqipërisë.

Për futbollistin, veç atyre nga Azerbajxhani e Turqia, interesohen skuadra nga Kroacia apo Arabia, ndërsa së fundmi është edhe Ukraina. Më saktë, Vorskla Poltava. Klubi ukrainas e kërkon, por ende nuk ka një vendim konkret për shitjen e lojtarit në kampionatin ukrainas.

Lojtari është lideri i bardhebluve këtë sezon që është i dyti në Shqipëri. Ai la Hungarinë për Superioren, por duket se shumë shpejt sulmuesi i bardhebluve është shënjestruar nga skuadra të ndryshme. Halili ka qenë gjithmonë i vendosur ta shesë me një shifër jo më pak se 500 mijë euro, por të shohim se çfarë do të ndodhë deri në 31 janar 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat