E ardhmja tek Argjentina në dyshim

Futboll

E ardhmja tek Argjentina në dyshim

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 14:41
Scaloni e Messi

Lionel Scaloni fitoi Kupën e Amerikës dhe Botërorin si trajner i Argjentinës, por po reflekton rreth së ardhmes tek ekipi albiceleste.

Edhe pse ka kontratë me drejtuesit e Federatës deri në dhjetorin e vitit 2026.

45-vjeçari foli për shtypin argjentinas në lidhje me të ardhmen e tij hedhjes së shortit të Kupës së Amerikës 2026.

Aty ku kampionët në fuqi janë pjesë e grupit A. Bashkë me Perunë, Kilin dhe fituesin e çiftit Kanada-Trinidad Tobago.

“Pas ndeshjes ndaj Brazilit thashë se kisha nevojë për një moment reflektimi. Dhe jam ende në atë fazë.

Është shumë e rëndësishme pas gjithë asaj që kemi arritur së bashku”, deklaroi Lionel Scaloni.

Shtypi sportive vendas shkruan se trajnerin e tundon ideja e marrjes së drejtimit të një skuadre europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat