Griezmann: Një ëndër, iluzion

Futboll

Griezmann: Një ëndër, iluzion

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:13
Griezmann

Antoine Griezmann, sulmues francez i Atléticos së Madrid, deklaroi se të barazosh dhe të kalosh rekordin e Luis Aragonés prej 173 golash me ekipin bardhekuq është “një sfidë, një objektiv dhe një iluzion”.

Sulmuesi francez, i cili ka shënuar 170 gola me fanellën e Atléticos, është një hap larg arritjes së shifrave ​​të legjendës, që nënkuptonte ngjitjen në pozitën e parë të golashënuesve në historinë e klubit.

“Ka qenë një sfidë për mua që kur jam rikthyer dhe, sigurisht, duke shënuar gola, e sheh që po i afrohesh, kështu që është një qëllim, një iluzion, një ëndërr. Unë po shkoj drejt kësaj arritjeje me mendjen e ftohtë, pa u çmendur, kur bëhet fjalë për gjuajtjet ose krijimin e rasteve me qetësi, sepse golat vijnë vetë”, tha Griezmann, i zgjedhur si “Lojtari me pesë yje” i muajit nëntor nga Atlético.

“Gjithmonë mirënjohës për dashurinë e tifozëve, qoftë përmes rrjeteve sociale, në rrugë apo në stadium. E vërteta është që po kënaqemi shumë. Do të përpiqemi të vazhdojmë t’u japim gëzimin që u nevojitet tifozëve”, rrëfeu Griezmann.

Në planin personal, Griezmann po përjeton një sezon shumë pozitiv: në 19 ndeshje zyrtare, numëron trembëdhjetë gola dhe një asistim.

Në fund, Griezmann foli edhe për ndeshjen e radhës në La Liga, kundër Almerías:

“Kemi një shans të mirë për të marrë sërish tri pikët dhe me siguri do të ketë një atmosferë të mirë, ndaj le ta shijojmë të gjithë së bashku dhe të bëjmë një ndeshje pozitive,” përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat