Agim Ademi: Mirlind Daku iku se nuk pranoi konkurrencën me Vedat Muriqin

Futboll

Agim Ademi: Mirlind Daku iku se nuk pranoi konkurrencën me Vedat Muriqin

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:46
Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka lëshuar një deklaratë të fortë.

Sipas Ademit, Mirlind Daku u largua nga Kosova për të shmangur konkurrencën me Vedat Muriqin.

Por, mesa duket Ademi ka harruar se te Shqipëria është dikush si Armando Broja dhe kjo fakton se zgjedhja e Dakut ishte thjeshtë çështje zemre e jo konkurrence.

Në fund, Ademi shprehet se ka fuqinë të ndalojë çdo lojtar dardan të luajë për Shqipërinë pasi ka një memorandum bashkëpunimi mes dy federatave.

“Ne nuk e përdorëm atë pjesën e djegies.

Ta fusim dy minuta dhe ta djegim. Jo, Kosovën ose e do me zemër, ose nuk e do. Fatbardhësisht ne kemi plot talente, shumë lojtarë.

Për momentin jemi ne dy konkurrentë dhe për momentin jam unë në formacion te ky trajner”, tha Ademi në emisionin ‘Ora Shtatë’ në ‘Klan Kosova’. 

Kreu i futbollit dardan flet për çështjen “Daku – Muja” që zgjodhën të veshin fanellën e Shqipërisë.

Nuk e shoh që është shumë e llogjikshme për shembull, për shumë futbollistë që thonë: ‘Ah, unë jam rezervë tani. Kush e ndërron Muriqin’.

Ja që erdhi momenti për ta ndërruar. S’kemi Muriqin, kemi Muhamet Hysenin që shënoi gol.

Daku nuk e ka pranuar konkurrencën me Muriqin? Dakun, nuk e di për çfarë ka shkuar. Sigurisht që për atë pjesë të konkurrencës kanë shkuar.

Unë i kam dëshiruar sukses pasi kanë shkuar.

A më ka ardhur mirë? Jo. Po të kisha mundësi të gjithë lojtarët do t’i ndaloja këtu.

Nuk e kisha lëshuar as Dakun, as Mujën. Por unë nuk i ndal me zor. Kemi një memorandum bashkëpunimi dhe unë mund të ndaloj cilindo”, deklaron Agim Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat