Partizani - Egnatia në finalen e Superkupës

Futboll

Partizani - Egnatia në finalen e Superkupës

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:52
Çmimi i biletave

Partizani - Egnatia në finalen e Superkupës!

FSHF hedh në treg biletat e sfidës!

Të mërkurën e 20 dhjetorit, “Rrogozhinasit” e Egnatias do të “përplasen”, me “Demat e Kuq” të Partizani, në mitikun e Tiranës, “Air Albania”, në përballjen e vlefshme, për finalen e Superkupës së Shqipërisë, me “zijeshilët” që luajnë për herë të parë, në historinë e tyre, një përballje të tillë.

Në kuadër të kësaj sfide, mesditën e kësaj të premteje, Federta Shqiptare e Futbollit njoftoi të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat, të cilat variojnë nga 500 lekë në 5000 mijë lekë dhe se biletat mund të blihën në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” (nga ora 10:00 deri në ora 18:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat