Bordi i Chelsea takohet me Brojën për të marrë vendimin final

Futboll

Bordi i Chelsea takohet me Brojën për të marrë vendimin final

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
Broja

Nga shumë kush konsiderohet, si një prej talenteve më të mëdha, që ka prodhuar ndodnjë futbolli shqiptar. Bëhet fjalë për “bomberin” e Chelsea, Armando Broja, i cili pas rikuperimeve nga dëmtimet ka filluar të kthehet në një protagonist te “Blutë e Londrës”, ku i mungon vetëm gjetja e rrugës së rrjetës.

Mirëpo, nëse te Chelsea nuk po fiton shumë minuta, në fushën e blertë të tjera klube, po me histori në futbollin evropian janë të gatshme, të plotësojnë kushtet e 22-vjeçarit e madje, që në merkaton e dimrit, dhe e vetmja gjë çka duhet të bëjnë është të bindin, klubin e Chelsea për ta lënë të lirë, talentin nga Malësia e Madhe.

Chelsea ka patur goxha kërkesa për ta lënë Brojën të largohet nga “Stamford Bridge”, madje, që në muajin janar, me klube si Ëest Ham e Milan, që e shohin “legjionarin”, si “shpëtimin” e tyre, në majën e sulmit, por duket se “gjigantët” e Londrës, nuk kanë ndërmend të heqin dorë kollaj, nga një lojtar me potencialin e tij.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave pranë klubit të Chelsea, drejtuesit e këtyre të fundit dhe vetë tekniku Pochettino, i cili duhet theksuar se është një tifoz i “zjarrtë” i Brojës kanë takuar menjëherë, një takim me 22-vjeçarin, për ta bindur, të qëndrojë te “Blutë”, të paktën deri në merkaton e verës së ardhshme, me “strategu” argjentinas, që duket të jetë i gatshëm t’i ofrojë më shumë minuta sulmuesit “kuqezi”, duke marrë parasysh edhe paraqitjet e dobta që senegalezi, Nicolas Jackson ka zhvilluar në fushën e blertë.

Në krahun tjetër, transferimi i “bomberi” nigerian,  Viktor Osimhen në janar, duket gjithashtu shumë e vështirë, por  edhe nëse kjo gjë ndodh, ai do të largohet për të luajtur në Kupën e Afrikës me Nigerinë për të paktën një muaj dhe e njëjta gjë vlen e për Jackson, duke e lënë klubin me vetëm 2 opsione në sulm, Christopher Nkunku e Armando Broja, mirëpo francezi është i dëmtuar, kështu që sulmuesi shqiptar mbetet i vetmi opsion për teknikun Pochettino.

Ndërkaq, sipas raportimeve, më të fundit, të tabloideve britanike, për Brojën kanë dalë nga gara skuadrat e Fulham e Torino, me “londinezët”, që janë tërhequr, pas refuzimit absolut të Chelsea, ndërsa “Demat” e Torino e kanë shumë të vështirë të bindin Chelsea-n, për ta lënë të lirë, 22-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat